13.5 C
Pristina
Tuesday, May 30, 2023

Thaçi po vëzhgon nga lartë situatën: Ky do të jetë veprimi i radhës ndaj Albin Kurtit

- Advertisement -

Të rekomanduara

Për herë të parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ishin takuar dhe ulur në një takim pune për të biseduar në lidhje me caktimin e mandatarit të qeverisë së re, takim ky që ishte shumë i ftohtë duke pasur relacionet jo të mira mes dy politikanëve, shkruan Gazeta Metro.

Pas zhvillimit të këtij takimi me 6 janar, presidenti Thaçi kishte vendosur afatin prej 48 orësh ndaj Albi Kurtit që të propozojë mandatarin e Qeverisë së re të Kosovës, në mënyrë që qeveria të formohet sa më parë.

- Advertisement -

Por, kanë kaluar më shumë se 72 orë dhe kemi hyrë në ditën e katërt prej se kur është dhënë ky ultimatum nga Thaçi dhe Kurti e Mustafan nuk kanë arritur që të bien dakord për pazaret për pushtet dhe Kosova ka mbetur tash e më shumë se 3 muaj pa qeveri të re.
Thaçi tani po shikon situatën dhe i ka dhënë edhe pak kohë që Albin Kurti dhe Isa Mustafa të arrijnë koalicion, koalicion ky që po përcillet me probleme të mëdha për këto pozita: pozita e Presidentit, Kryeparlamentarit, Kryeprokurorit të Shtetit, Drejtori i AKI’së, Drejtori i Policisë së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Jashtme.

Gazeta Metro ka mësuar se një ultimatum i ri pritet tani nga Thaçi, ai do të dërgon ftesën e radhës ndaj Albin Kurtit si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit, ku do të kërkon caktimin e mandatarit të qeverisë së re pas kohës që ia ka dhënë.

Presidenti i vendit do të vepron sipas oportunitetit politik dhe autorizimit të vet për vendosje diskrecionale ashtu që Albin Kurti të prezanton ekzistimin e shumicës së nevojshme për formimin e qeverisë.

Gazeta Metro në vijim do të sjellë të gjitha skenarët e mundshme në rast të mos arritjes së koalicionit VV-LDK dhe veprimet e presidentit Thaçi./gazetametro.net

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -