1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Thaçi: Presim nga BE-ja heqjen e vizave dhe dhënien e statusit të shtetit kandidat

Rekomandime

Në ditën e Evropës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përmendur edhe njëherë padrejtësinë që po i bëhet Kosovës me mos-heqjen e vizave.

- Advertisement -

Me anë të një postimi në Twitter, presidenti ka thënë se shtetet e BE-së duhet të tregojnë lidership dhe vullnet politik për heqjen e vizave për Kosovën.

Thaçi po ashtu ka shtuar se çdo ditë të Evropës, Kosova shprehë gjithherë përkushtimin e saj për rrugën integruese në BE.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Çdo “Ditë të Evropës” ne në Kosovë ri-shprehim edhe njëherë përkushtimin tonë në integrimin evropian dhe atë përendimor. Si populli më pro-evropian në regjion, ne presim nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj të tregojnë vullnet politik për heqjen e vizave për Kosovën dhe dhënien e statusit të kandidatit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit