-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Thaçi reagon për sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Hoti: Akt i papranueshëm

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. Thaçi ka thënë se ky akt është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokracinë dhe shtetin që kemi ndërtuar, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Sipas Thaçit, tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme.

“Sulmi me vezë ndaj Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokracinë dhe shtetin që kemi ndërtuar. Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme zëvendëskryeministri Hoti është sulmuar me vezë në afërsi të objektit të Qeverisë. Policia ka konfirmuar për Reporterin se sulmuesit ende nuk janë identifikuar, por se janë duke punuar në këtë drejtim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit