Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ku është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimit të shkëmbimit ekonomik dhe tregtar.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës.
Në një takim të veçantë që ka zhvilluar me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimit të shkëmbimit ekonomik dhe tregtar, ka shkruar Thaçi në facebook.