12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Thaçi takohet me Trump

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me Presidentin e SHBA’së, Donald Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Presidenti Thaçi i ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Mbështetja gjithëpërfshirëse amerikane është jetike për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën”, ka thënë Thaçi.
Në fund ai ka shtuar se nuk do të lejojmë që të cenohet kurrë marrëdhënia speciale që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi në Facebook:

- Advertisement -

Kënaqësi e veçantë të takoj përsëri Presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, dhe të shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo mbështetje ka qenë përcaktuese, fillimisht për mbijetesë, e më vonë për jetësimin e aspiratës për liri dhe pavarësi. Mbështetja gjithëpërfshirëse amerikane është jetike për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën. Nuk do të lejojmë që të cenohet kurrë marrëdhënia speciale që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. HTH.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit