-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Thaçi: Ushtria e Kosovës shumë shpejt – pjesë e NATO-s

Rekomandime

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar dhe u ka shprehur mirënjohje shteteve anëtare që para 20 vjetëve shpëtuan popullin tonë nga gjenocidi i Serbisë.

- Advertisement -

Thaçi ka thënë se Kosova me ushtrinë e vet të re po punon që shumë shpejt të bëhet pjesë e NATO-s.

“Në këtë vit jubilar të NATO-s, në kuadër të të cilit po mbahet Samiti në Londër, në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj shteteve anëtare që para 20 vjetëve shpëtuan popullin tonë nga gjenocidi i Serbisë. Edhe në këtë kohë të sfidave dhe rreziqeve të reja për sigurinë globale, misioni i NATO-s në Kosovë është duke bërë punë të shkëlqyer. Kosova me ushtrinë e vet të re po punon që shumë shpejt të bëhet pjesë e NATO-s dhe të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në botë”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit