15.7 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

The Sun raporton për momentin e “çmendur” të Challandes

Rekomandime

Përfaqësuesja e Kosovës të nesërmen do të zhvillojë ndeshjen ndaj Anglisë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”, shkruan Insporti.com.

Fitorja ndaj Republikës së Çekisë në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1 ka bërë bujë në gjithë mediet botërore.

- Advertisement -

Përzgjedhësi zviceran, Bernard Challandes është duke u cilësuar si njeriu kryesor për këtë sukses të përfaqësueses.

Tabloidi i famshëm anglez “The Sun” ka shkruar për momentin e tij të “çmendur” gjatë konferencës të cilën e kishte mbajtur një ditë para ndeshjes me kombëtaren çeke.

Challandes kur ishte pyetur se di do të luajnë ndaj çekëve dhe anglezëve, ai zgjodhi një mënyrë të pa zakontë të përgjigjej, duke ngritur zërin.

- Advertisement -

Nëse unë po flas për ndeshje të çmendur, unë nuk e kam fjalën vetëm për këtë apo atë lojtar. Mendoj, për shembull, nëse dua ta zbatoj një taktikë për të bërë presion… që numri dhjetë të shkojë te qendërmbrojtësi, që sulmuesi të shkojë te tjetri dhe ne të punojmë bashkë. Ky është presion me taktikë”, ka thënë Challandes.

Në një ndeshje të çmendur, themi: “SHKO, SHKO, SHKO, SHKO”. Nuk ka të bëjë me taktika, ndoshta nuk është e duhura, nuk është vrapimi i duhur, por e kemi këtu (në kokë). Dua të fitoj topin, dua ta fitoj ndeshjen. Ndoshta ne e humbim topin dhe prapë shënojmë sepse presioni nuk është vetëm në mbrojtje, është përgatitje për një gol”.

- Advertisement -

Ky është për mua presioni i çmendur. Me Zhegrovën apo Berishën, kjo do të jetë e njëjta për mua. Ka të bëjë me mentalitetin e lojtarëve që janë në fushë, kjo për mua është ideja e së çmendurës,”.

Ndryshe, Kosova nën drejtimin e Challandes në 15 ndeshjet e fundit nuk di për humbje.Kosova pas fitores me çekët renditet në pozitën e dytë me tetë pikë, ndërsa “tre luanët” në të parën me nëntë sosh.

Ndeshja do të zhvillohet të martën në stadiumin “St.Mary’s” në Southampton.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit