-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Theu rregullat në komunikacion gazetari thotë se ka ndryshuar sjellja e policëve

Rekomandime

Gazetari Arsim Lani ka bërë të ditur se është dënuar dy herë brenda ditës nga Policia e Kosovës, kjo sipas Lanit po ndodhë pas linçimit ndaj mediave si “Ndërmarrja e Përbashkët KRlMlNALE”, nga njerëz të pushtetit.

Ditë më parë kishte një atakim ndaj mediave nga bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, i cili përdori gjuhë të ashpër duke i quajtur Ndërmarrja e Përbashkët KRlMlNALE”, kjo pasi mediat raportuan për mëditjet që presidentja Osmani kishte marrë për udhëtim, ani pse jetonte në Prishtinë.

- Advertisement -

Lani ka shkruar se u dënua dy herë brenda ditës nga Policia e Kosovës, pasi që sipas tij cilësimi si mediave si “Ndërmarrja e Përbashkët KRlMlNALE”, duket se po jep efekt.

Gazetari i njohur tha se është VlKTlMË e ndryshimit të sjelljeve të policëve ndaj gazetarëve.

“Sonte isha VlKTlMË e ashpërsisë dhe sjelljeve arrogante të policëve të Kosovës”, ka shkruar Lani.

- Advertisement -

Ai shkroi se në të kaluarën policët kishin më shumë konsideratë ndaj gazetarëve, kurse tani kanë ndryshuar drastikisht në raport me këta të fundit.

“Ata që dikur ishin në gjendje me ma fal edhe gabimin me të madh në trafik për shkak të respektit që kanë për gazetarët, janë kthyer në ndëshkues të rreptë për njerëz të mediave”. shtoi Lani.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Cilësimi i mediave si “Ndërmarrja e Përbashkët KRlMlNALE”, duket se po jep efektet e saj në terren.

Brenda 24 orëve 2 dënime nga Policia e Kosovës. Ata që dikur ishin në gjendje me ma fal edhe gabimin me të madh në trafik për shkak të respektit që kanë për gazetarët, janë kthyer në ndëshkues të rreptë për njerëz të mediave. Sonte isha VlKTlMË e ashpërsisë dhe sjelljeve arrogante të policëve të Kosovës.

Tek e fundit s’kanë faj. Policia është për t’i kapur anëtarët e një organizate KRlMlNALE. Mirë që s’më arrestuan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit