6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Thirrja drithëruese e mjekes kosovare: Ruanu o njerëz, se po i merrni në qafë familjarët

Rekomandime

“Expose” prodhim i Gazeta Blic, ka prodhuar dokumentarin e radhës lidhur me virusin COVID-19.

- Advertisement -

Në këtë dokumentar janë sjellur pamje ekskluzive brenda Klinikës Infektive, ku kanë dhënë rrëfimet e tyre shumë pacientë me koronavirus.Rukije Mehmeti, Drejtoreshë e Klinikës së Pulmulogjisë, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes dhe mos të jetë shkaktarë të bartjes së virusit COVID-19, nëpër shtëpitë e tyre.

Ajo ka konfirmuar se ekipet mjekësore janë në gjendje të rëndë nga puna e madhe që është bërë tash e disa muaj.“Mendoni o njerëz, që ju jau keni çu virusin në shtëpi. Deri kur kështu ma.

Na nuk jau kemi pru virusin nëpër shpija, por ju vetë. Ruanu bre. Ne e kemi zgjedh këtë profesion, si ushtari që e ka zgjedh pushkën me luftu edhe na e kemi zgjedh këtë profesion. Ruanu bre. Sot kemi mjeke këtu që janë të stërlodhura nga puna”, thotë ndër të tjera ajo.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit