7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ibrahim Rugova te Jacques Chirac në vitin 1998 – Mbi Serbinë rëndonin akuzat për pastrim etnik të Kosovës

Rekomandime

Në moshën 86-vjeçare ka ndërruar jetë ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac, i cili në vitin 1999 u rreshtua krahas shteteve të perëndimit dhe përkrahu vendimin e NATO-s për ta bombarduar Serbinë.

Chirac ishte takuar në vitin 1998 me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me të cilin kishte diskutuar për situatën në Kosovë dhe për represionin e pushtetit të Sllobodan Millosheviqit ndaj popullatës shqiptare të Kosovës.

- Advertisement -

Në një konferencë para gazetarëve pas takimit në Paris, Chirac kishte thënë se Serbia është përgjegjëse për politikën e pastrimit etnik të Kosovës.

“Një gjë e tillë është totalisht e papranueshme dhe perëndimi nuk duhet të lejojë që një gjë e tillë të vazhdojë”, kishte deklaruar Chirac.

Ish-presidenti francez tashmë i ndjerë, thoshte që një konflikt i tillë mund të eskalonte në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe kishte shprehur mbështetjen e tij të plotë për NATO-n.

- Advertisement -

Ndërkohë, Ibrahim Rugova i kishte kërkuar Chirac-ut që të ndalet represioni serb për shkak të ikjeve masive të popullatës shqiptare nga Kosova.

Rugova kishte thënë se duhet një reagim urgjent nga perëndimi.

- Advertisement -

Represioni serb duhet të ndalet përpara se të fillojnë negociatat nga dy palët”, kishte deklaruar Rugova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit