4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Thirrja ndaj Albin Kurtit: Ja garancitë që duhet t’i kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare

Rekomandime

“Edhe pse jemi dëshmitar që edhe opsioni i masës së reciprocitetit nuk është se po përkrahet nga faktori ndërkombëtar në emër të ri fillimit të dialogut pa kushte me Serbinë, qeveria Kurti duhet patjetër që të kërkoj garanci nga faktori ndërkombëtar që ta disiplinojnë Serbinë që do të thotë se pas heqjes së taksës dhe mos aplikimit të reciprociteti, Beogradi zyrtar të mos vazhdoj fushatën kundër shtetit të Kosovës siç janë lobimet për ç’nohjet e shtetit të Kosovës, pengimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtar, ndalimin e nxitjes së minoritetit serb në të vendit për veprime destruktive në raport me shtetin e Kosovës”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Heqja e taksës ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, sipas analistit politik, Nexhat Haziri do të jetë një nga vendimet më të rënda që e presin shumë shpejtë qeverinë e koalicionit LVV-LDK, si rezultat i presionit të madh ndërkombëtar mbi qeverinë Kurti.

- Advertisement -
Nexhat Haziri

Kjo masë, pra reciprociteti ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, do të duhej që të aplikohej që në kohën kur është menduar dhe vendosur taksa prej 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, pasi që është një masë më e arsyetueshme dhe aplikohet jo në pak raste kur dy shtet kanë apo iu shfaqën problem të ndryshme në marrëdhënie mes vete, sidomos në relacionet ekonomike.

Edhe pse jemi dëshmitar që edhe opsioni I masës së reciprocitetit nuk është se po përkrahet nga faktori ndërkombëtar në emër të ri fillimit të dialogut pa kushte me Serbinë, qeveria Kurti duhet patjetër që të kërkoj garanci nga faktori ndërkombëtar që ta disiplinojnë Serbinë që do të thotë se pas heqjes së taksës dhe mos aplikimit të reciprociteti, Beogradi zyrtar të mos vazhdoj fushatën kundër shtetit të Kosovës siç janë lobimet për ç’nohjet e shtetit të Kosovës, pengimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtar, ndalimin e nxitjes së minoritetit serb në të vendit për veprime destruktive në raport me shtetin e Kosovës”, thotë analisti Haziri për “Kosova Sot Online”.

Pra, sipas tij, nëse Serbia ka si kusht heqjen e taksës për të rifilluar dialogun, Kosova duhet t’i ketë kushte gjerat e lartcekura.

- Advertisement -

Sa i përket asaj se si do të reagoj opozita në rast të heqjes së taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, kjo nuk duhet të paraqes brengë të madhe për qeverinë, pasi ishin këto parti që përbenin ish-koalicionin qeverisës PAN, të cilët e sollën Kosovën në këtë gjendje duke marrë vendime të pamatura e populliste, të cilat po ashtu ndikuan negativisht në marrëdhëniet e vendit me faktorin ndërkombëtar, sidomos me vendet partnere të cilat kanë mbështetur Kosovën në gjithë rrugëtimin e saj për shtet sovran dhe të pavarur”, deklaron analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit