1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Thumboi Kurtin dhe Osmanin, djalit të ish-presidentit i vjen reagimi: Kur amerikanët e kuptuan se kush ishte Thaçi, e zbritën nga avioni

Rekomandime

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, dje ka thumbuar institucionet aktuale, për mos ftesën në Samitin e Demokracisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Koha kur kishte kush të kujdesej për Kosovën dhe të mbaheshin lidhjet e forta me miqtë ndërkombëtarë”, ka shkruar Endriti sipër disa imazheve, ku babai i tij shihej me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë edhe presidentin Joe Biden.

Por, atij i ka reaguar analisti i çështjeve politike Binak Maxharraj. Përmes një postimi në Facebook, ai ka akuzuar Thaçin, se ka punuar për “shkatërrimin e shtetit të Kosovës në dobi të Serbisë”.

Maxharraj ka thënë se ish-presidenti ishte inciciator për idenë e ndarjes së Kosovës dhe një nga nënshkruesit e marrëveshjes për formimin e Asociacionit një etnik serb në Kosovë.

- Advertisement -

“Kur liderët amerikanë e kuptuan se kush qenka në të vërtetë Hashim Thaçi, e zbritën nga avioni, e arrestuan dhe e dërguan në Hagë, pra këtë e bënë ata me të cilët ishte dalë në fotografi me ta”, ka shkruar analisti.

Sipas tij, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk u ftuan në këtë samit, për fajin e mos luftimit të korrupsionit nga Thaçi dhe liderët tjerë si Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Reagimi i plotë i Maxharrajt:

Endrit Thaçi thumbon institucionet e Kosovës

Kosova nuk është ftuar në Samitin e Demokracisë të SHBA-ve, që pritet të mbahet në muajin dhjetor.

Mos ftesën e Kosovës në këtë samit, e ka përdorur si arsye për të thumbuar institucionet aktuale djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Endriti, ka publikuar në profilin e tij në Instagram disa fotografi të kohës, kur babai i tij, takohej me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë edhe presidentin Joe Biden, me mbishkrimin foto për kohën kush kur kishte të kujdesën për Kosovën.

Ok Endrit, fotografitë mbesin vetëm si kujtim i se kaluarës. Thaçi i bëri këto fotografi me liderët e Amerikës derisa ata nuk e njohën se kush është Hashim Thaçi, i cili punoi për shkatërrimin e shtetit të Kosovës në dobi të Serbisë.

Ja si kujdesej babi yt për Kosovën e pasluftës:

-Ishte iniciatori kryesor që iu bashku lobit serbo-sllav në krye me Vuçiqin, Sorosin, Edi Ramën për ndarjen e Kosovës, në favor te Serbisë, bile për këtë edhe loboi nëpër botë që kjo të ndodhë, që ishte atak direkt në sovranitetin e Kosovës,

-Ishte iniciatori, i cili në Vjenë ne vitin 2011 e nënshkroi marrëveshjen për dhënien e Çakorrit, Malit te Zi me 8200 hektarë tokë Kosovës që ishte akt kundër kushtetues, bile edhe bëri presion në Parlamentin e Kosovës për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

-Ishte nënshkrues i marrëveshjes për Asociacionin një etnik për komunat me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, që për qëllim kishte formimin e një “mini shteti serb” në zemër të Kosovës.

Kur liderët amerikanë e kuptuan se kush qenka në të vërtetë Hashim Thaçi, e zbritën nga avioni, e arrestuan dhe e dërguan në Hagë, pra këtë e bënë ata me të cilët ishte dalë në fotografi me ta.

Kurse mos ftesa e Kosovës në Samitin e Demokracisë në SHBA nuk është për fajin as të Vjosës e as të Albinit, por bash për fajin e mos luftimit të korrupsionit nga Hashim Thaçi dhe të liderëve tjerë si Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, etj.

Dhe krejt në fund, si një djalë i Hashim Thaçit a e ke pyetur babën tënd se si dhe qysh e krijoi të gjithë atë pasuri milionëshe pas luftës, kurse kryefamiljaret e dëshmorëve të luftës arratiseshin nga shteti ose edhe bënin vetëvrasje nga skamja.

Ani Endrit, ti edhe më tutje ruaji ato fotografi e babës tënd me liderët e Amerikës, le të mbesin për kujtim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit