1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Ti je Millosheviq”, “Mshile gojën bre budallë”, “Do ta kisha futë një shuplakë” / Haxhiu zbulon fyerjet mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

Rekomandime

Gazetari Baton Haxhiu ka treguar për takimin e parë që e ka pasur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ku thotë se nuk ka qenë takim dialogues, por që të dy e kanë fyer njëri-tjetrin.

- Advertisement -

Haxhiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ishte i pari Kurti që i tha Vuçiqit se “ ti je djali I Millosheviqit’, ndërsa Vuçiq ia kthen në gjuhën serbo-kroate “Čuti bre budalo, kako bi te ošamario (mshele gojën bre budall, do ta kisha fut një shuplakë)”.

“E kam lexuar draftin e takimit të parë në Bruksel. Kurti dhe Vuciq nuk kanë dialoguar në dy takimet e4 para, kanë fyer njëri -tjetrin. I pari Kurti i ka thënë se ‘ti je djali i Millosheviqit’, ‘Je Millosheviq’, ‘ke vrarë kaq’, pastaj vjen kjo e Vuciqit, i lutet që të flet në serbo=-kroatisht dhe i thotë: Čuti bre budalo, kako bi te ošamario (mshele gojën bre budall, si ta kisha fut një shuplak). Ky ka qenë takimi i parë, ka qenë ofendues deri në atë pikë sa takimet e fundit kanë qenë korrekte, miqësore”.

Tutje, Haxhiu thotë se Kurti në takimet e para ka shkuar me një bagazh të rëndë opozitar, prandaj takimi i parë ka qenë krejtësisht ofendues.

- Advertisement -

“Kurti ka shku me një bagazh të rëndë opozitar, ku ka premtuar mostakimin, se nuk do të shkojë aty pa listën e të pagjeturave, dhe duke shkuar me këtë bagazh, takimi i parë ka qenë krejtësisht ofendues”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit