7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nazarbajev krahason Krimen me Kosovën dhe thotë se Kosova po e lut për njohje

Rekomandime

“Ne nuk e kemi pranuar se Krime është ruse, sepse do na duhej të pranonim edhe Osetinë Jugore, Abhazinë dhe Kosovën”.

Mediet serbe i kanë bërë jehonë deklaratës së ish presidentit të Kazakistanit, Nursulltan Nazarbajev që ka shpjeguar pse vendi i tij në vitin 2014 nuk e ka pranuar se Krime i takon Rusisë, duke bërë krahasim mes Kosovës edhe Krimes, shkruan “Pravda”.

- Advertisement -

Këtë deklaratë ai e ka bërë në një film të shfaqur të shtunën me titull “Kazakistani – historia e njeriut të artë”, bazuar në një intervistë për regjisorin amerikan Oliver Stoun.

Sipas Nazarbajev “në Krime kishte një referendum për bashkimin e kësaj zone me Rusinë. Ne nuk e kemi pranuar se Krime është ruse, sepse do na duhej të pranonim edhe Osetinë Jugore, Abhazinë dhe Kosovën”.

Kur ka fol për Kosovën, Nazarbajev ka thënë se “Kosova po ashtu na lut që ta njohim”, ka deklaruar ai në filmin “Qazaq. History of The Golden Man” (“Kazakistani – historia e njeriut të artë”).

- Advertisement -

Me këtë rast, presidenti i Kazakistanit Nazabarjev ka nënvizuar se në kohën e konfliktit rreth Krimes nuk e ka mbështetur as anën ukrainase, shkruan TASS

“Çdo gjë ka ndodhur në llogari të rikthimit, që ka ndodhur në Kievë. Unë e dua Ukrainën, unë atje jam shkolluar dhe më vjen shumë keq për gjithçka që po ndodhë atje”, tha Nursultan Nazarbajev, ish-presidenti i parë i Kazakistanit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit