12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Viola von Kramon çmend opinion serb: Nuk ka Kishë Ortodokse Serbe

Rekomandime

“Nuk ka Kishë Ortdokse Serbe, këto janë dioqeza autonome, në kundërshtim me ato katolike. Bisedoni me peshkopin edhe do të befasoheni”, është përgjigjur ajo në atë koment.

Deputetja e PE dhe raportuesja për Kosovën, Viola von Kramon ka publikuar në rrjetin social Twiter një njoftim lidhur me takimin që kishte zhvilluar në Duseldorf me peshkopin e Duseldorfit dhe të gjithë Gjermanisë Gregorije, shkruan “B92”.

- Advertisement -

“Diskutim konstruktiv edhe i hapur me peshkopin e Kishës Ortodokse Serbe Gregorije të dioqezës së Duseldorfit dhe të gjithë Gjermanisë lidhur me sfidat e përbashkëta dhe dialogun ndëretnik e ndër-religjioz në Ballkan edhe në Gjermani”, ka shkruar Kramon duke shoqëruar njoftimin edhe me foto nga takimi.

Më pas ky njoftim është përcjell me shumë komente nga njerëz të ndryshëm, një ndër ta një që shkruan se “Kisha Ortodokse Serbe është pro ruse dhe nuk është autonome”, në çka von Kramon ka shkruar se “SPC nuk ekziston”.

“Nuk ka Kishë Ortdokse Serbe, këto janë dioqeza autonome, në kundërshtim me ato katolike. Bisedoni me peshkopin edhe do të befasoheni”, është përgjigjur ajo në atë koment.

- Advertisement -

Raportuesja në PE për Kosovë Viola von Kramon njihet për deklarata dhe vepra në dobi të Prishtinës, shkruan “B92” dhe shton se nuk është sekret se ajo është ndër mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së krahinës jugore serbe dhe që vetën e konsideron “lobuese për Kosovën”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit