0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ti je Presidenti i turpit

Rekomandime

Pse nuk i thojshe Aleksandër Vuçiqit n’vakt dhe në sy para krejt botës për masakrat e shtetit të tij ndaj shqiptarëve të Kosovës po t’u deshtën 20-të vjet me ja kthy fjalën.

- Advertisement -

U pate bë jaran me të, takohu tinëz popullit me të, ha mish si thitë, pi raki si pijandurë, rri ‘slloboditu’ e bë humor neandertal me të për puthje t’Mogerinit, t’ka ‘zezat’ si bitchin, e ti duro, me ymydin që prej krejt shokëve të t’u që i tradhtove, ta shpëtojnë serbianët ‘guz.cën’, veç ty, ‘nipit’.

Ti ishe n’disponim krejt Kosovën me nda bashkë me Vuçiqin, je çmend me nda Kosovën, veç me pshtu veten.

Ku po të dhëmb tash!

- Advertisement -

Serbia nuk ka kërku falje për krimet monstruoze ndaj shqiptarëve, e as nuk i ka pranu krimet.

Por kjo nuk të ka pengu ty me ba marrëveshje me Daçiqin.

- Advertisement -

Prej asaj dite që e ke nënshkru marrëveshjen (19 Prill 2013), Kosova e ka marrë teposhzën dhe kurrë më s’ka pushu propaganda dhe lufta e vrazdhtë politike e diplomatike e Serbisë ndaj Kosovës, me inicialet t’ua, që do të thotë me ‘aminin’ tënd!

Ti je President i Turpit.

Ose duhet t’i tërheqësh inicialet nga marrëveshja me Daçiqin, ose duhet të tërhiqesh komplet nga Presidenca.

S’të ka mbetur derë tjetër e hapur, përveç dyert e mafisë dhe kriminelëve.

Ti s’je Presidenti ynë.

Qe 20-të vjet na keni ‘masakru’, ti dhe partia jote.

Sa shqiptari u vra e u masakru pas luftës, nuk ka të ngjehun.

Kush u kujdes që asnjë vrasje mos m’u ndriçu.

S’keni lënë vend pa shkatërru. Derisa Serbia e ka dëmtu Kosovën ‘nga jashtë’, Ti e ke shkatërru Kosovën ‘nga brenda’.

Për shembull, sot me policinë e Kosovës, si në kohë t’Millosheviçit, me masa të dhunshme po i dëbon punëtorët e Ministrisë së Kulturës, i ke fut duart në pasurinë dhe në kompjuterët e zyrtarëve, bash si milicia kriminale e Millosheviçit.

Dhe pse bën Ti kështu?

Për pare.

E keni kriju një shtet qind për qind të krimit, ku Ligjin dhe pasurinë e shtetit e kanë në dorë qind për qind kriminelët.

Veç s’e kuptoj çka po do me ble me ato pare të përgjakura, o i mjerë!

Nuk të ka hije pasuria, as bukuria, as dashnia, as liria.

P.S. As Edi Rama ende nuk ka reaguar ndaj Vuçiqit, për masakrën e Reçakut.

Nëse nuk reagon, kjo do të thotë se Edi Rama pajtohet me të.

Edi Rama brengoset për zemrën e Vuçiqit, kurse Ramushit nuk i përgjigjet në WhatsApp.

Edi Rama bën mini-shengen me shtetin që e mohon vrasjen e fëmijëve shqiptarë dhe me njeriun që e glorifikon kryekriminelin Sllobodan Millosheviçi.

Hajde, Hashim Thaçi po lufton m’i shpëtu burgut, po Edi Rama çka dreqi ka!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit