12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“T’i tregojmë botës për muzikën shqiptare”, miqtë e Bebe Rexhës kërcejnë vallen e Tropojës

Rekomandime

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bleta Rexha e njohur si Bebe Rexha është mjaft aktive nëpër rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Pavarësisht se është rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme, ajo nuk ka nguruar asnjëherë të tregojë se nga vjen.

- Advertisement -

E që të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi, me një postim në rrjetin social “Instagram”.

Këngëtarja ka ndarë një video ku shihen miqtë e saj të ngushtë duke i mësuar se si të kërcejnë valle shqipe.

“Më lëshoni pak muzikë shqipe, le t’i tregojmë botës muzikën shqiptare”, thotë Bebe para se të kërcejnë.

- Advertisement -

Ata shihen në ambientet e një shtëpie ndërsa këngëtarja shqiptare i ka filmuar duke kërcyer.

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit