1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“T’i tregojmë Serbisë që na jemi të zotë e shtëpisë këtu”, ish-komandanti i FSK-së flet për armatimin e rëndë

Rekomandime

Ish-Komandanti i FSK-së thotë se kjo ushtri duhet të blejë armatim të rëndë

Jo në pak raste pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë qenë destinacion i zhvillimeve dhe situatave më të acaruara.

- Advertisement -

I tillë ishte edhe dyjavëshi i bllokadave në Jarinjë e Bërnjak dhe monitorohej e tëra nga ajri. Por këtë e bënin ushtarë të misionit të KFOR-it, ose serbët, pasi Kosova as nuk posedon helikopter të vet.

Tash e tutje, ushtria e shtetit mund të bëhet me mjet të tillë ushtarak, ndër të tjera pajisje që pritet të blihen me një buxhet historik të ndarë për Forcën e Sigurisë së Kosovës për 2022-ën, 100 milionë.

Kjo shifër është parë tejet pozitive nga shumë gjeneralë e ish-ministra të Mbrojtjes, por njëri nga ta tregon se mjetet fillimisht duhet të shfrytëzohen për pajisje krejt të domosdoshme që Kosovës i mungojnë ende.

- Advertisement -

“Ushtria e Kosovës tash për tash është e furnizuar vetëm me armatim personal, dhe disa snajperë. Ushtrisë së Kosovës i duhen topa të gjitha kalibrave, minahedhës të gjitha kalibrave, armë për mbrojtje kundërajrore, mjete të komunikimit dhe pajisje personale të ushtarëve shumë të kushtueshme”, thotë Kadri Kastrati, ish komandant i FSK-së.

Megjithëkëtë destinacioni i 100 milionëve nuk do të dihet tërësisht nga publiku.

- Advertisement -

“Për shkak të specifikave e për shkak se shumë pajisje nuk ka nevojë t’i dijë gjithkush çfarë specifika ka armatimi, edhe mund t’i iket keqpërdorimit me tenderë të hapur që ka ndodh, nuk e di a ka ndodh po mund të ndodhë…”

Qeveria e Kosovës ndau 1.3 përqind të Bruto Produktit Vendor për ushtrinë, nga dy përqind sa parashihet me standardet e NATO-s. Përveç tek kjo aleancë, vendi thuhet se po tregon seriozitet me përkushtimin për mbrojtje edhe karshi fqinjëve që së fundmi nuk u kursyen nga provokimet.

“Me aeroplanë e dronë që kanë hy edhe me dronë të armatosur, dhe ne duhet t’i tregojmë fqinjit tonë Serbisë që na jemi të zotë e shtëpisë këtu.”

Buxheti për FSK-në deri tani ka qenë afër 70 milionë në tërësi, e me buxhetin e ri, kaq mjete, pra mbi 69 milionë janë paraparë vetëm për blerje mallrash e shërbime kapitale. Viti 2024 sipas kornizës afatmesme të shpenzimeve pritet ta gjejë FSK-në me buxhet 133 milionë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit