12.7 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Tifozët ‘qeshin’ me CR7: Nëse do pije Coca-Cola do ishe në “Euro” si Xhaka

Rekomandime

Tifozët kanë bërë shaka me Cristiano Ronaldon, pasi mesfushori Granit Xhaka dje u pa duke pirë Coca-Cola para penalltive nga Franca.

- Advertisement -

Veprimi i Ronaldos në konferencë për media u bë viral, pasi largoi dy shishe Coca-Cola dhe tha ‘pini ujë’, transmeton lajmi.net.

Por, kështu nuk veproj dje Xhaka që pasi përfunduan vazhdimet, kamerat e panë duke pirë Coca-Cola.

Edhe pse nuk gjuajti nga penalltia, rezultati doli i suksesshëm, ngase Zvicra mposhti Francën me rezultat 5 – 4.

- Advertisement -

Ndërkohë, tifozët kanë bërë shaka me CR7 duke e lidhur me situatën e Xhakës.

“Xhaka luan për 120 minuta dhe pastaj merr Coca-Cola. Shiko Ronaldo. Lojtarët elitarë i pëlqejnë këto gjëra”.

- Advertisement -

“Vetëm nëse Cristiano Ronaldo do pinte Coke, ai do ishte në Euro. Shikoni Xhakën që ndihet shumë i qetësuar me Coke”.

“Jeni duke më thënë se Xhaka zhvilloi 120 minuta dhe pastaj mori Coke derisa motivonte bashkëlojtarët të mposhtin Francën në penallti. Çfarë legjende”.

“Ronaldo pi ujë, Xhaka pi coke, vetëm njëri prej tyre është në çerekfinale”, ishin disa nga komentet e shumta të tifozëve.

Ndërkohë, Xhaka është i suspenduar për ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, shkaku i kartonëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit