2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Tim Judah: Hashim Thaçi është Churchilli i Ballkanit

Rekomandime

Gazetari Tim Judah ka shkruar një artikull të gjatë kushtuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku flet për personalitetin e tij prej politikani. Ndër të tjera, Judah e krahason Thaçin me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Winston Churchill, i cili është ndër figurat më të rëndësishme të historisë.

- Advertisement -

“Hashim Thaci i takon karizmatikëve të politikës evropiane. Shumë njerëz e lëvdojnë tej mase. Tjerë duan ta shohin të burgosur si kriminel lufte. Rrugëtimi i tij kalon nëpër Cyrih e deri në krye të shtetit të ri të Kosovës”, nis shkrimi i gazetarit Judah.

Judah shkruan se do të ishte absurd për të imagjinuar 20 vjet më parë, që Hashim Thaçi e jo Aleksandar Vuçiq do të akuzoheshin për krime e vrasje.

“Pas të gjithash, Vuçiq kishte luajtur rol kyç në partinë ekstreme nacionaliste të Servisë, burrat e së cilës kishin vrarë e masakruar për të hyrë në Bosnjë dhe Kroaci. Pra kohët kanë ndryshuar, por akuzat e bëra nga tribunal special i Kosovës që u zbuluan më 24 qershor kanë qenë në përgatitje e sipër për 20 vjet”, thuhet tutje në shkrimin e publikuar në gazetën Die Weltwoche.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit