3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ish diplomati britanik: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë i vetmi opsion gjeopolitik tani

Rekomandime

Udhëheqësi i Qendrës për studime gjeopolitike në Universitetin e Cambridge në Angli dhe ish diplomati britanik, Timothy Less, shpjegon se ky realiteti i ri vjen si rezultat i dështimit të dialogut të nisur nga Bashkimit Europian që nga 2011’ta dhe refuzimit të Serbisë të përballet me këtë realitet.

- Advertisement -

Siç e theksoi Less në tekstin e tij për Open Democracy, “një lloj bashkëngjitje e Kosovës me Shqipërinë, tani është e vetmja mundësi gjeopolitike”. Këtij skenari i ka paraprirë ‘prishja e aspiratës se Kosova do të arrijë pranimin nga Serbia, 13 vite pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë”.

“Kërkesa për pavarësi ka hasur në rezistencë të vazhdueshme të Beogradit, që kundërshton humbjen e Kosovës, për shkak të lidhjes emocionale të djepit të kombit të tyre, siç e shohin ata, që Perëndimi jua konfiskoi ilegalisht.”

Që gjërat të ndërlikohen, shqiptarët e Kosovës kanë refuzuar të bëjnë lëshime të rëndësishme Serbisë, që në këmbim të marrin pranimin, pasi besojnë se Serbia ka obligim moral që të pranojë pavarësinë e Kosovës pa kushte, për shkak se tentuan të pastrojnë etnikisht atë territor në 1999’n, me të cilën pajtohen shumë qeveri perëndimore” shkruan Less.

- Advertisement -

Ai vazhdoi duke kujtuar se Bashkimi Europian më 2011’n “hapi dialogun” mes Beogradit e Prishtinës, që të normalizoheshin marrëdhëniet, por kjo nismë nuk solli rezultate, “”pasi Serbia vazhdoi të kundërshtojë pranimin e Kosovës”.

Liderët europianë provuan të “afrojnë” Serbinë me perspektivën e anëtarësimit në BE “nëse dorëzon këtë territor”, si dhe me kërcënimin që “nuk do të jetë anëtare” nëse nuk e bën, “por doli që kjo nxitje nuk ishte adekuate”.

- Advertisement -

“Derisa serbët refuzonin të pranonin pavarësinë e Kosovës si rezultat, shqiptarët refuzonin të negocionin seriozisht me serbët për çfarëdo tjetër. Në Shtetet e Bashkuara, politikanët me zemërim po shikonin dështimin e BE’së të jetësimit të pavarësisë së Kosovës… Jo vetëm që ngecja në negociata e pengoi synimin e Washington të integrimit të Serbisë dhe Kosovës në taborin perëndimor, por edhe kjo çështje e hapur i dha mundësi Rusisë hyrjen në Ballkan, duke ditur se Rusia përkrahë qëndrimin e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Sigurisë në OKB. Si rezultat i kësaj, në vitin 2017, administrata e Trump nisi negociatat sekrete me presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vucic, që ishin të përqendruar në çështjen se çfarë i nevojitet Vucic që të shesë marrëveshjen për pavarësinë e Kosovës tek populli serb. Raportet u shfaqën në vitin 2018, treguan se Vucic kërkoi Veriun e Kosovës, ku serbët janë ppopullata shumicë, dhe një perspektivë të qartë të Serbisë në BE. Kjo ishte e mjaftueshme për Thaçin, që pranoi humbjen e veriut, që Prishtina edhe ashtu nuk e kontrollon plotësisht…Me fitimin e pranimit nga Serbia, Kosovës do t’i mundësohej legalizimi i pavarësisë së saj, do të përfundohej pasiguria në lidhje me të ardhmen e saj, do të anëtarësohej në institucionet si OKB, BE dhe NATO, e të nisë zhvillimin politik e ekonomik…Kur të dy presidentët u pajtuan të veprojnë në bazë të atyre themeleve, administrata e Trump po ashtu u pajtua” theksoi Less.

Në tekst përmendet se ideja e ndarjes së Kosovës dështoi për shkak të kundërshtimit të “botës së jashtme” – përkatësisht, në Kosovë shumica e votuesve “kundërshtoi sakrificën e territorit, në këmbim të të cilit do të fitonin diçka të cilën Serbia e ka obligim ta japë pa kushte”, e të njëjtit qëndrim ishin edhe shumica e poltikanëve, arsye për të cilën Thaçi u margjinalizua, derisa qeveria, e udhëhequr nga Haradinaj, “mori kontrollin mbi marrëdhëniet e Kosovës me Beogradin e vendosi taksë në importet serbe”.

“Në nivelin ndërkombëtar, Gjermania po ashtu e hodhi poshtë mendimin e ndarjes, nga frika se do të krijojë precedent destabilizues për shtete të brishta – Bosnjën dhe Maqedoninë Veriut, si për shkak të mospajtimit parimor të caktimit të kufijve në vija etnike. Kjo pati dy efekte bazike: shqiptarët e Kosovës e kuptuan se nuk ka konsensus ndërkombëtar rreth çështjes së ndarjes, e Vucic mbeti pa kompensim territorial, dhe e gjitha që mundi t’i ofrojë publikut serb ishte perspektiva europiane në BE, në këmbim të dorëzimit të Kosovës…Kjo do të ishte e mjaftueshme që të zhdukeshin të gjitha gjasat për arritjen e marrëveshje…Megjithatë në vitin 2019 Franca dhe shtete të tjera, praktikisht vendosën moratorium në çfarëdo zgjerimi të mundshëm të BE’së, me të cilin ju hoqën gjasat Serbisë t’i ngjitet unionit. Emannuel Macron i barti porosinë Beogradit gjatë vizitës në qershor të 2019’s, që BE nuk mudn të zgjerohet më tej pa reforma të brendshme institucionale paraprake, dhe në dhjetor suspendoi hapjen e kapitujve të negociatave” theksoi Less.

Ai përshkroi edhe angazhimin e administratës së Trump në lidhje me problemin e Kosovës, Less përmendi se në majin e vitit të kaluar, kur po afroheshin zgjedhjet presidenciale, “SHBA vendosën të bëjnë përpjekjen e fundit për arritjen e marrëveshjes, ashtu që rrëzuan qeverinë në Kosovë, instaluan partnerin më të dëgjueshëm dhe rifilluan dialogun mes Beogradit e Prishtinës.”

“Por, duke parë se ideja për ndarje nuk ishte më në tavolinë, e zgjerimi i BE’së ishte i suspenduar, e Serbia nuk kishte ndonjë arsye të dukshme të pranojë Kosovën, nuk kishte mundësi që të arrihej marrëveshje për pranim. Kjo u bë e qartë kur Serbia dhe Kosova nënshkruan marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në shtator, që megjithëse ishte shfaqur me pompozitet, përbëhej me vetem disa dispozita për komunikacion ndërkufitar, por pa marrëveshje për pranimin e Kosovës nga ana e Serbisë. Në fund, Vucic tha se ai nuk do të pranonte pavarësinë e atij territori derisa ai të jetë president, që përshëndetet si qëndrim nga shumica në Serbi, që duan që çështja e Kosovës të mbetet e ngrirë” shpjegon Less.

Sipas mendimit të Timothy Less, Kosova sot ka vetëm dy opsione strategjike – e para është të mbaj status quo, me shpresën se në fund, do të ndodhë diçka që të bindë Serbinë të ndryshoj mendim, “sikur që mund të jenë sanksione të rënda amerikane për Beogradin.”

“Por, nuk është reale të pritet që SHBA do të përdorin atë lloj presioni, e derisa statusi i Kosovës të mos jetë i qartë, ajo nuk do të mund të zhvillohet as politikisht e as në ekonomi.”

Skenari i dytë, sipas hulumtuesit anglez, “është një lloj bashkimi me Shqipërinë fqinje…me të cilën jo vetëm që do të konsolidohej ndarja e Kosovës me Serbinë por do të sigurohej mbrojtja shqiptare, e Kosova do të siguronte dalje në botën e jashtme”.

Less përmend se ideja “për bashkimin kombëtar të shqiptarëve” nuk paraqet risi, pasi për të diskutohet gjerësisht në Ballkan dhe ka mbështetje të madhe mes njerëzve në Shqipëri e Kosovë, që veten e shohin si pjesë të një kombi shqiptar.

Ai theksoi se bashkimi mes Kosovës e Shqipërisë po bëhet sa më shumë i pashmangshëm, nëse merret parasysh fakti se Kosova “nuk mund të sigurojë pranimin nga ana e Serbisë” , “e dëshira e Shqipërisë për anëtarësim në BE praktikisht ka marrë fund, derisa Franca dhe tjera shtete do t’i rezistojnë zgjerimit të mëtejmë”.

Less thekson se synimi i bërjes së ‘Shqipërisë së Madhe’ do të ballafaqohej me një pengesë serioze – Serbia do ta kundërshtonte. Presioni i madh popullor në Serbi do ta detyronte të ndërhynte edhe me ushtri, që mbështetet nga gjysma e opinionit publik në Serbi. Less thekson se kjo ka pak gjasa që ngjarjet të rrjedhin në këtë drejtim. “Udhëheqësit serbë nuk duan konfrontim me Shqipërinë në Kosovë duke ditur rrezikun që Amerikanët do të përfshiheshin në anën e shqiptarëve…e as Shqipëria nuk do të ballafaqohet me Serbinë në luftë, një rival tanimë shumë i fuqishëm…Kosova me shumë gjasë gradualisht do të integrohet me Shqipërinë, në aspektin ekonomik dhe politik në vitet e ardhshme, e Serbia do të detyrohet të shpëtojë atë që mund të shpëtohet, që i bie rimëkëmbje e strategjisë nga epoka e Trump” tha Less.

Siç shpjegon më tej, kjo nënkupton që Serbia do të provojë që të kthej kontrollin mbi Veriun e Kosovës, me pëlqimin e Shqipërisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit