1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tjetër huqje e Ministrisë së Punëve të Jashtme me anglishten

Rekomandime

Pas postimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme që u bë tejet viral në rrjetin social “Twitter” lidhur me Rusinë dhe ndikimin e saj në arrestimin e gazetarit bjellorus si dhe ndikimin në rajonin e Ballkanit, MPJ ka lëshuar edhe një gabim tjetër.

- Advertisement -

Skandalet me gjuhën angleze të zyrtarëve të ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës që udhëhiqet nga Donika Gërvalla nuk kanë të ndalur.

Madje, ky gabim i MPJ-së në të shkruar gjendet në “BIO-n” e llogarisë zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’.

- Advertisement -

Fjala “endorsment” aty është e shkruar gabimisht, pasi që në realitet do të duhej të ishte “endorsement”.

Mjafton që të shikoni në fjalorin e “Cambridge”dhe do ta vëreni se fjala ashtu siç është shkruar nga MPJ nuk ka kurrfarë kuptimi dhe nuk ekziston në gjuhën angleze.

- Advertisement -

Ndërkaq, kuptimi i fjalës korrekte, jo ashtu siç e ka shkruar MPJ, por me gjasë siç e ka paramenduar, është akti i miratimit të diçkaje apo dikujt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit