11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Tjetër libër me akuza ndaj Trumpit: Si e fshehu rrezikun e vërtetë nga Coronavirusi

Rekomandime

Presidenti amerikan, Donald Trump, e dinte që Covid-19 ishte më vdekjeprurës sesa gripi para se të godiste SHBA por donte të ulte krizën, sipas një libri të ri.

- Advertisement -

Bob Woodward, gazetari që zbuloi skandalin Watergate, intervistoi Trumpin 18 herë nga dhjetori në korrik.

Trump i tha atij se virusi ishte “një gjë vdekjeprurëse” para se të konfirmohej vdekja e parë në SHBA, më vonë shtoi se ai donte ta “shuante atë” për të shmangur shkaktimin e panikut.

Në intervistat për librin e ardhshëm të Woodward, Trump tregoi se ai dinte më shumë për ashpërsinë e sëmundjes sesa kishte thënë publikisht.

- Advertisement -

Sipas zbardhjes së një telefonate, Trump i tha Woodward në shkurt se virusi ishte më vdekjeprurës se gripi.

Më 19 Mars, ndërsa kriza amerikane e koronavirusit filloi dhe Shtëpia e Bardhë e shpalli atë një emergjencë kombëtare, presidenti i tha Woodward: “Unë doja ta shuaja gjithmonë. Më pëlqen akoma të shtirem kështu, sepse nuk dua të krijoj panik”.

- Advertisement -

Menjëherë pasi u botuan raportet për pretendimet e librit, Trump shkroi në Twitter: “Libri i Bob Woodward do të jetë fals, si gjithmonë, ashtu si shumë nga të tjerët”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit