11.2 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Toka “përpin” pallatin 5 katësh në Durrës, mbetet vetëm kulmi

Rekomandime

Në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe më konkretisht në rrugën “Zef Serembe”, një pallat është groposur në tokë nga tërmeti.

- Advertisement -

Duket e pabesueshme, por pas krahëve të gazetares ka qenë një pallat 5 katësh, i cili është rrafshuar dhe tani shihet vetëm papafingo.

Raportimi i gazetares: “Jam në këtë zonë në rrugën “Zef Serembe” në zonën e ish -Kënetës në Durrës. Pas krahëve të mi është një ndërtesë e rrënuar. Banorët më shpjeguan që kjo ka qenë një ndërtesë 5 katëshe.

Siç e shikoni nga pamjet ka mbetur vetëm kati i fundit i papafingos. Banorët më thanë që familja që ka këtë shtëpi nuk banon këtu është jashtë. Duket e pabesueshme, unë vetëm kur u përballa dyshoja që kjo ishte një ndërtesë 5 katëshe. Ajo që dukshme është vetëm një papafingo”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit