1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tomë Gashi tregon të vetmen mënyrë se si mundet Amerika ta ndalë Gjykatën Speciale

Rekomandime

Avokati Tomë Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Qeveria e tanishme po përballet me sfida për shkak të nënshkrimit të marrëveshjeve nga qeveritë e kaluara.

- Advertisement -

Gashi thotë se marrëveshjet ndërkombëtare duhet të zbatohen tërësisht pasi janë obligim.

“Marrëveshjet ndërkombëtare janë të detyrueshme të zbatohen. Ne e kemi shpëtim vetëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket Zajednicës. Ajo na ka dhënë një mundësi”, thotë ai.

Gashi i del në mbrojtje kryeministrit Albin Kurti duke thënë se ai nuk mundet të zhbëjë marrëveshjet e nënshkruara më herët.

- Advertisement -

“E pamë se për Zajednicën ata që e nënshkruan i lenin fajin njëri-tjetrit. Thaci i thoshte Mustafës se ai e ka nënshkruar e Mustafa këtij tjetrit. Është marrëveshje e dëmshme”, thotë ai.

“Edhe për Gjykatën Speciale. Personi që e ka shtyrë në Kuvend tani ndodhet në Hagë. Nuk mund të zhbëhet assesi as nga Kurti e as nga askush. Ajo mund të zhbëhet vetëm nëse do Amerika. Amerika mund t’ia ndalë fondet Gjykatës dhe ajo nuk mund të vazhdojë tutje”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit