3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Tomë Gashi vjen me një paralajmërim për Asociacionin – zbulon pse Kurti nuk do ta nënshkruajë këtë marrëveshje!

Rekomandime

Asociacioni mbetët një nga temat më të përfolura ditëve të fundit.

- Advertisement -

Marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Mustafa vitë më parë, ka arritur të sjellë debate të mëdha edhe sot, pasi e njejta marrëveshje po kërkohet të zbatohet.

Asociaonin nuk po e pranon kryeministri Kurti, e për këtë edhe është takuar së fundmi me Vuçiqin.

Mirëpo trysnia e madhe e ndërkombëtarëve për një marrëveshje mes dy vendeve po vazhdon të jetë prezente.

- Advertisement -

Së fundmi ishte deklarata e ministrit rus, Sergej Lavrov që përmendi Asociacionin.

Ai fajësoi Perëndimin për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përkatësisht mosformimin e saj.

- Advertisement -

Planin frankogjerman për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Lavrov e quajti “zgjidhje për aneksim të Kosovës”, siç e citoi media boshnjake Klix.

“I njëjti tregim: mashtrimi i serbëve për Asociacionin e Komunave me shumcië Serbe, si mashtrimi i Rusisë në Marrëveshjen e Minskut”, tha Lavrov.

Mes tjerash, kryediplomati rus tha se Perëndimi “nuk do ta implementojë” marrëveshjen frankogjermane të pranuar mes palëve të hënën.

E në lidhje me këtë deklaratë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai u shpreh se Serbia është vazale e Rusisë mirëpo që sipas avokatit tashmë ka ardhur koha që e njejta të tregoj se më kë është.

“Serbia është vazale e Rusisë por tani ka ardhë koha që për shkak të luftës në Ukrainë ta definojë me kë është, me Evropën apo me Rusinë”, u shpreh ai.

Avokati më tej, thekson që marrëveshjen që e kanë nënshkruar Thaçi dhe Mustafa nuk do ta vë në zbatim kryeministri Kurti.

“Ndërsa Asociacioni siç është nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kurrë nuk do të nënshkruhet nga Albin Kurti dhe kurrë nuk do të implementohet sepse ne shqiptarët e Kosovës nuk e pranojmë sepse na bosnjizon Kosovën”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

Kujtojmë që në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për formimin e Asociacionit nuk janë në përputhje me 23 nene të Kushtetutës, që kryesisht kanë të bëjnë me barazinë para ligjit, të drejtat dhe liritë themelore dhe të drejtat e komuniteteve pakicë dhe pjesëtarëve të tyre.

Kurti, duke iu referuar këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ka përsëritur vazhdimisht se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit