13 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Tradhtia mollë sherri mes çiftit në Lipjan: Gruaja e kap mat burrin, ai e bën për spital

Rekomandime

Dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.

Ndaj tyre ushtrohet dhunë fizike e psikike pothuajse çdo ditë dhe jo gjithmonë rastet raportohen në Polici, si pasojë e frikës, raporton Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në fshatin Topliqan në Lipjan, ku në një familje ka pasur konflikt verbal mes çiftit, që dyshohet se u kapën për shkak të dyshimeve të gruas se burri i saj po e tradhton.

Një numër telefoni bëri që ata të kenë fillimisht një zënkë verbale, e cila kaloi në dhunë pasi burri sulmoi fizikisht atë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Sinjali mëson se në vetëmbrojtje, edhe viktima ia ka kthyer atij, duke e goditur.

Për të mos mbaruar me kaq, kjo situatë e rëndoi atë në masë të madhe për çka tentoi t’i bëjë vetes keq, duke konsumuar një sasitë medikamenteve, që ia përkeqësuan gjendjen dhe përfundoi në spital.

- Advertisement -

Pasi Policia mori informacionet për rastin, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë e tij për atë që ka ndodhur. Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit