1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Tradhtoi Serbinë”, serbët sulmojnë kryeministrin e rrëzuar të Malit të Zi – ia përmendin Abazoviqin

Rekomandime

Kuvendi në Mal të Zi ka votuar mocionin e mosbesimit për qeverinë 42-të të Malit të Zi, kryeministër i së cilës ishte Zdravko Krivokapiq.

Votimi i mocionit i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e qeverisë së re, ku kryeministër pritet të jetë zëvendëskryeministri i deritashëm, Dritan Abazoviq nga Lëvizja URA.

- Advertisement -

E pas rrëzimit të Krivokapiqit, serbët menjëherë kanë sulmuar Krivokapiqin. Sipas historianit serb, Rakoviq, ish kryeministri i Malit të Zi ka tradhtuar serbët, duke ia përmendur marrëveshjen me shqiptarin, Dritan Abazoviq, i cili pritët të vijë në krye të qeverisë së Malit të Zi.

Sipas Rakoviqit, tri ngjarjet kryesore të tradhtisë ishin: 1. Nënshkrimi i marrëveshjes së turpshme Krivokapiq-Beçiq-Abazoviq më 8 shtator 2020 kundër integritetit të Republikës së Serbisë dhe historisë serbe të Malit të Zi; 2. Refuzimi i Krivokapiqit për të nënshkruar Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe në maj të vitit 2021, por edhe më vonë; 3. Largimi i Ministrit të Drejtësisë së Malit të Zi dhe votimi i Rezolutës për Srebrenicën kundër Republikës Srpska dhe popullit serb.

Sipas Rakoviqit, askush nuk duhet të ndjejë keqardhje për Krivokapiqin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit