Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një person lidhur me tragjedinë e Gllogjanit.
“VRASJE E RËNDË Fsh. Gllogjan, Deçan (NN) 26.11.2021 – 18:58. Lidhur me rastin, me 04.02.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndryshe, javë më parë policia kishte arrestuar edhe tre persona në lidhje me rastin, ku mbetën të vr* arë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.
Në mbrëmjen e 26 nëntorit, në fshatin Gllogjan të Deçanit, autobusi i cili po bartë nxënës u qëllua me breshëri kallashnik0v ku i vd *ekur në vend mbeti shoferi i autobusit Gani Gjokaj.
Si pasojë e të shtënave të pakontrolluara në drejtim të autobusit me nxënës, plagë të rënda morën edhe dy nxënës, Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj e që më pas ndërruan jetë nga plagët e marra.
Në këtë rast, i plagosur mbeti edhe një nxënës tjetër i cili arriti t’u mbijetonte plagëve nga arma e zjarrit.