1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Tragjedia e sotme tregon sa shumë e duan mërgimtarët Kosovën

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Mërgimtarët e duan fort Kosovên. Më fort se gjithçka tjetër. Tragjedia e sotme që na pllakosi të gjithëve e tregon qartazi këtë.

Cili nga ne që do ti kishte kushtet si ata, do t’i hipte autobusit ku janë edhe 70 të tjerë, për ti bë 2000 kilometra rrugë. Dhe për të ardhir nga pothuajse vendi më i zhvilluar i Evropës në vendin më të pazhvilluar. Për më tepër, për ti kaluar pushimet këtu. Pra, për të harxhu pare në këtë vend.

E shumica prej tyre e zgjedhin autobusin, pasi është më i lirë dhe duan të kenë mē tepër pare për të harxhuar sa më shumë kētu.

- Advertisement -

E me ato pare, ne mbijetojmë. Një rreth vicioz që nuk mbaron kurrë, tash e shumë dekada. E për ta është e rëndësishme vetëm të vijnë këtu. Ajri dhe toka e këtij vendi i kënaqin, iu mjaftojnë.

10 prej mërgimtarëve shkuan nga kjo botë gjatë një udhëtimi të mbushur me dëshirën të vijnë sa më parë në Kosovë. Tash, ata do të prehen këtu përjetësisht, me mallin e pashuar ta shihnin edhe njëherë për së gjalli. Pushofshi në paqe në Kosovën tuaj!

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit