Që nga marsi kur u përhap edhe në vendin tonë Covid-19, ka marrë mbi 400 jetë, ndërsa gushti ishte muaj tragjik për familjen Ymeri nga Vitia, të cilëve nga ky virus i vdiqën tre vëllezër, shkruan Kosova ime.
Ferat, Murat dhe Berat Ymeri, janë viktimat e radhës të këtij virusi.
Lajmin për këtë e ka bërë publik deputeti i Kuvendit nga radhët e LVV-së Hekuran Murati, e i cili i kishte kushërinj.
“ Virusi tashmë është kthyer në tragjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt:, ka shkruar mes tjerash Murati.
https://www.facebook.com/HekuranMurati/posts/10158747564885522