Udhëheqësja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkovic, e ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ekspozimin e prindërve ndaj komenteve negative në rrjetet sociale.
“Është e çuditshme se si Aleksandar Vuçiq është kaq i gatshëm të ekspozojë familjen e tij ndaj komenteve të tmerrshme në rrjetet sociale, duke paraqitur detaje nga jeta private”, ka deklaruar ajo.
Tutje, ajo ka marrë shembull mënyrën e menaxhimit të situatës së privatësisë të presidentit aktual të Malit të Zi, Milo Djukanovic, përgjatë infektimit të familjes së tij me Covid.
“Të mos harrojmë se, për shembull, Milo Djukanovic pati të njëjtën dramë në familje (infektimi me koronavirus), por pa u ekspozuar në rrjete sociale”, deklaroi Trajkovic.
Ajo komente i bëri në llogarinë e saj në ‘Twitter’.