Këshilltarja e ministrit Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq ka reaguar pas takimit që emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka pasur me krerët e Listës Serbe gjatë qëndrimit dy ditor në Kosovë.
Trajkoviq e ka pyetur Lajcakun nëse është takuar me nënkryetarin e Listës Serbe dhe atë që merr vendime në atë parti, Millan Radojiçiqin.
“Z.Lajcak, a e keni takuar gjithashtu edhe nënkryetarin e Listës Serbe dhe njeriun që merr vendime, Milan Radjoicic”, ka shkruar Trajkoviq në profilin e saj në twitter.
Mr Lajcak @MiroslavLajcak, have you also met with Srpska Lista’s vice president and key decision-maker, Milan Radoičić? https://t.co/J8J3l4OhyF
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) March 11, 2023