-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Trajkoviq: Këto dy parti kurdisën zgjedhjen e deputetëve që do ta votojnë Presidentin

Rekomandime

Rada Trajkoviq ka thënë se sipas informacioneve që ka marrë në terren, AAK e Haradinajt dhe Lista Srpska kanë bashkëpunuar për të zgjedhur deputetë që më pas do t’iu bëhet presion për ta zgjedhur presidentin. Këtë e quan ajo kurdisje të votave.

- Advertisement -

Këto komente Trajkoviq i ka bërë në rrjetin social Twitter.

“Informacioni që marrim nga terreni nga disa komunitete të pakicave tregon se Lista Serbe, në koordinim me aktivistët e AAK-së së Haradinajt, po bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurojnë 16 deputetë besnikë të pakicave, të cilët do të bëjnë presion për të zgjedhur presidentin e Kosovës”, ka thënë ajo.

“Nëse ky informacion është i saktë, kjo kombinatore elektorale cinike, e cila i kthen pakicat në një monedhë për ryshfet politik, minon frymën e planit Aahtisari dhe kërcënon integritetin e të drejtave të fituara me vështirësi për komunitetet pakicë në Kosovë. Njerëzit janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre”, shtoi Trajkoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit