19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Hoti ‘suImon’ Kurtin nga Obiliqi: Acarove raportet me Amerikën deri në sanksione, normalizova gjithçka për 6 muaj

Rekomandime

Kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar edhe një herë paraardhësin e tij në qeveri për prishje të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komentet Hoti i bëri gjatë vizitës në Obiliq.

- Advertisement -

Hoti i cili është kandidat i LDK’së për kryeministër thotë se ishte qeveria e tij që ‘normalizoi këto marrëdhënie”.

Përderisa kryeministri i mëparshëm i acaroi marrëdhëniet me aleatët, duke shkuar deri në vendosjen e sanksioneve, ne për gjashtë muaj i normalizuam ato marrëdhënie”, tha Hoti.

E kthyem besimin dhe morën përkrahje politike, përkrahje financiare në vlerë prej 1 miliard dollar dhe bashkëpunim ushtarak, duke mundësuar Forcën tonë të Sigurisë që të rreshtohet krahas ushtrisë amerikane për të kontribuar për paqen në botë”, theksoi ai.

- Advertisement -

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shpallur zgjedhjet e reja parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt dhe ka shpërndarë parlamentin.

Qeveria Hoti u votua më 3 qershor, 2020 me 61 vota, pas rrëzimit të qeverisë paraprake të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit