-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Trajneri i qëllon me shpullë lojtarët e rinj, pretendon se është si Fergusoni

Rekomandime

Trajneri Halit Kurt i goditi me shuplakë lojtarët e skuadrës së tij të të rinjve e pastaj pretendoi se ai po e kopjonte me këtë veprim legjendën e Manchester Unitedit, Sir Alex Fergusonin.

Në një video skandaloze të publikuar online, trajneri Helit Kurt shihet duke ecur nëpër zhveshtoren e ekipit të të rinjve të klubit turk, Kayseri Myssuspor, përderisa e godiste secilin lojtar, transmeton Gazeta Express.

Ai u tha lojtarëve të tij të frikësuar pasi luajtën keq në pjesën e parë të një ndeshjeje: “Do të ju vras të gjithëve! Çfarë dështimi!”.

- Advertisement -

Ministria e Sportit e Turqisë është duke e hetuar këtë rast, përderisa Kurt është ende në pozitën e trajnerit të klubit, edhe tre vjet pas këtij incidenti. Megjithatë, videoja e këtij rasti është publikuar online vetëm së fundi.

Kurt insiston se goditja me shuplakë e lojtarëve të rinj ishte një praktikë normale në futboll, që ishte përdorur nga Sir Alex Fergusoni dhe trajneri turk Fatih Terim.

- Advertisement -

Ai beson se veprimet e tilla i motivojnë lojtarët për t’i fituar ndeshjet.

“Jo vetëm unë e përdori këtë metodë, ishte e përdorur shumë në gjeneratat e mëparshme. Të gjithë e dimë se Alex Fergusoni e goditi David Beckhamin. Fatih Terimin gjithashtu i godiste lojtarët kohë pas kohe”, ka thënë Kurt.

- Advertisement -

Ish-trajneri skocez i Manchester Unitedit e kishte qëlluar me këpucë Beckhamin në zhveshtore, mirëpo ai rast kishte qenë aksidental.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit