14.1 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Pamje: Policët e Kosovës filmohen në korrupsion

Rekomandime

Ndiqni se si erdhi deri të ky aksion, si arriti IPK dhe Prokuroria t’u binin në gjurmë policëve që kërkuan ryshfet.

- Advertisement -

“Inspektorati Policor i Kosovës përmes rrugëve operative ka pranuar informacionet se disa zyrtarë policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj janë të implikuar në vepra penale ‘keqpërdorim i detyrës’ dhe ‘marrje të ryshfetit’ dhe tani jemi duke shkuar në zbatim të urdhëresës nga Prokuroria e Ferizajt”, thotë Bardhyl Mustafa nga IPK.Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, tregon se për çfarë vlere të parave bëhet fjalë dhe për çfarë ishin kërkuar ato.

“Zyrtarë të IPK kanë qenë në zyrën time dhe me kanë njoftuar se kishin marrë një informatë se është duke u kryer një vepër penale marrje ryshfeti nga ana e zyrtarëve policorë të stacionit policor të Shtimes. Ne kemi lëshuar urdhëresë të përkohshme për masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit”, tha JahariDetajet e organizimit nga ky aksion që nga fillimi e deri të arrestimi i dy policëve do të shfaqen sonte ekskluzivisht në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Në fund të emisionit ndiqni Rubrikën “Policia”.Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 22:20 në RTK dhe repriza të hënën në mesditë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit