12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Djemtë erdhën nga Anglia, do fejonin vëllain! Tragjedia në familjen Çupi

Rekomandime

Historitë e atyre që kanë humbur jetën nga tërmeti nuk janë vetëm tragjike, por të dhimbshme, deri në kufijtë e të pabesueshmes.

Kështu është historia e familjes Çupi, nëna, babai, dhe dy djemtë, që këtë javë do të mblidheshin në shtëpi, pikërisht në Thumanë, në njërin nga pallatet e shembura.

- Advertisement -

Do të fejohej Nikolin Çupi, që nga kjo tragjedi është një nga të shpëtuarit. Nikolini ishte kthyer nga Greqia vec një javë më parë, për të vënë unazë në gisht.

Keli, djali që sot humbi jetën me hemoragji celebrale, kishte ardhur para 1 jave nga Anglia për të qenë i pranishëm në gëzimin e të vëllait.

Nëna e tij Lute Çupi dhe babai Hajredin Çupi kanë humbur po ashtu jetën. Ndërsa trupi I pajetë I Lutes është nxjerrë nga rrënojat, ende vazhdojnë kërkimet për Hajredin Çupin.

- Advertisement -

Por Keli, e ka historinë edhe më tragjike. Ai ka qëndruar nën rrënoja për 17 orë me radhë, jepte shenja jete. Ditën e djeshme raportuam se ka kërkuar edhe ujë, ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me forcat operacionale. Madje ka pirë ujë. Ai ka humbur jetën pasi doli për shkak të hemoragjisë cerebrale.

Ndërkohë, djali tjetër Nikolin Çupi është gjallë. Ai arriti të shpëtojë nga kjo tragjedi duke dhënë shenja jete për këtë familje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit