9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Tre zyrtarë policorë të Iënduar në protestën e sotëm të PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës

Rekomandime

Tre zyrtarë policorë janë lënduar në protestën e sotme të organizuar nga PSD-ja kundër shtrenjtimit të rrymës.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

- Advertisement -

“Megjithatë, disa nga pjesmarrësit kanë shpërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, të cilët përtej hudhjes së gjësendeve të ndryshme, me veprimet dhe sjelljet e tyre u kanë shkakuar lëndime të lehta tre zyrtarëve policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim.

PK-ja bën të ditur se aktualisht po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen, duke iniciuar edhe një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryeje të detyrës zyrtare”.

Në Kosovë sot u protestua kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

- Advertisement -

Protesta e sotme nuk kaloi pa tensione në momentin kur protestuesit i janë afruar afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke u përplasur kështu edhe me Policinë e Kosovës.

Një përplasje me policinë e Kosovës kishte edhe kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili më pas u lejua të mbajë fjalim në shkallët e ndërtesës së Qeverisë, pas tërheqjes së policisë. Në disa pamje të publikuara, Molliqaj shihet duke goditur shuplakë një nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit