10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Treni del nga shinat në Holandë, një viktimë dhe 30 të plagosur

Rekomandime

Një person ka vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur nga dalja e një treni nga shinat në Holandë.

- Advertisement -

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ku treni u përplas me një makinë në linjën hekurudhore në jug të Holandës.

Rreth 50 persona ishin në bordin e trenit, e 11 prej të plagosurve iu dha ndihma e parë në banesat që ishin pranë zonës, ndërsa të plagosurit që ishin në gjendje më të rëndë u dërguan në spitale, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Përplasja dhe dalja nga shinat ndodhi në orën 3:25 të mëngjesit pranë fshatit Voorschoten midis Hagës dhe Leidenit. Treni i dalë nga shinat ishte po shkonte nga Leiden në Hagë.

- Advertisement -

Pas përplasjes vagoni i parë i trenit doli nga shinat dhe u gjend në një fushë, ndërsa enjëjta gjë ndodhi me vagonin e dytë. Më pas, shpërtheu një zjarr por më pas u shua.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit