1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Treshja e turpit” dhe largimi i Mogherinit, vjen akuza e rëndë për Thaçin, Ramën dhe Baton Haxhiun

Rekomandime

“Ky skenar dhe planifikim i bërë nga Hashim Thaçi dhe Edi Rama, dhe strategjia e menduar nga ana e tyre nuk u realizua. Një strategji e tillë ishte e dëmshme dhe e pa pranueshme, kishte shumë diferenca në pikëpamje politike në disa shtete, si për shembull Gjermania. Skenari përkohësisht ka dështuar por mbahet gjallë nga protagonistët ende si mundësi”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Analistët politikë e konsiderojnë të turpshme pjesëmarrjen e Hashim Thaçit dhe të Edi Ramës në takimin përfundimtar- lamtumirës ceremonial të ftuar nga Federica Mogherini për liderët e shteteve të Ballkanit, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnjës-Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas tyre,me përfundimin e mandatit të Mogherinit, po përfundon edhe plani i tyre i akorduar në fshehtësi me Aleksandër Vuqiqin për pazare të dhimbshme me territorin e Kosovës.

Kështu thotë për “Kosova Sot Online” edhe profesori i njohur i së drejtës, Blerim Burjani, i cili është i sigurt se tani treshja ideatorë dhe kreatore e planit të ndarjes, do të ndihet shumë e zhgënjyer, e vetmuar dhe e turpëruar për humbjen e shansit të tyre.

Blerim Burjani

“Sepse po shihet qartë, që jo vetëm në planin e brendshëm politik, por edhe në atë të jashtëm, Përveç Vuqiqit, kanë mbetur vetëm tre njerëz që janë për ndarje të Kosovës, e të cilët janë Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu, treshja e turpit të kombit dhe shtetit të Kosovës. Ky skenar dhe planifikim i bërë nga Hashim Thaçi dhe Edi Rama, dhe strategjia e menduar nga ana e tyre nuk u realizua. Një strategji e tillë ishte e dëmshme dhe e pa pranueshme, kishte shumë diferenca në pikëpamje politike në disa shtete, si për shembull Gjermania. Skenari përkohësisht ka dështuar por mbahet gjallë nga protagonistët ende si mundësi”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas Burjanit, dështimi në këtë projekt, nuk është vetëm i treshes Thaqi-Rama- Haxhiu në favor të Serisë dhe Vuqiqit, por është dështim edhe i BE-së që nuk e ka kundërshtuar më ashpër që në fillim të promovimit të tij të fshehtë nga kreatorët e tij.

“BE dështoi shumëfish në këtë temë po sikur edhe në zgjerim të saj. Dëmet e bëra janë mjaft komplekse si dhe mbajtja e opsioneve jo fleksibile dhe të shndërruara në lojë jo serioze. Qëndrim i BE duhet të jetë i qartë, i qëndrueshëm dhe obligativ për normalizim, dhe kuptohet vetëm si dialog teknik por assesi politik”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Rifillimi i bisedimeve për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve, sipas Burjanit, duhet të ketë një qasje krejtësisht të re, me objektiva konkrete dhe shumë të thjeshtëzuara, pa pretendime të ndryshimit të kufijve.

“Kosova dhe Serbia si hap të parë duhet të kenë njohjen e kufijve aktual në mes tyre,hapi i dytë duhet të jetë negocimi për çështje tregtare, hapi i tretë duhet të jetë çështja e asociacionit të komunave dhe hapi përfundimtar njohja reciproke dhe integrimet evropiane që do të kushtëzohet për palët, dhe kush bënë hap të gabuar duhet të ndëshkohet me sanksione dhe izolim, ndryshe kjo çështje kurrë nuk do të zgjidhet”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit