5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Tri lajme të mira për Kosovën sot, deputetja Statovci thotë se ka nisur e mbara për vendin

Rekomandime

Deputetja e Kuvendit në Republikën e Kosovës, Jeta Statovci, ka thënë se sot janë dhënë tri lajme të mira për vendin.

- Advertisement -

Statovci ka thënë se letra me mesazhet e ngrohta të Presidentit Biden për Presidenten Vjosa Osmani, konfirmoi marrëdhënien e ngushtë që ka Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, deputetja ceku edhe konfirmimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursulu von der Leyen EU, për furnizmin e Kosovës me mbi 95 mijë vaksina anticovid.

Ajo tha se Kosova tashmë ka një udhëheqje me përkushtimin e duhur për të transformuar politikën e qeverisjen në shërbim të qytetarit.

- Advertisement -

“Sot ishte një ditë me lajme të mira për Kosovën.

Letra me mesazhet e ngrohta të Presidentit Biden për Presidenten tonë, Dr. Vjosa Osmani, konfirmoi marrëdhënien e ngushtë e speciale që ka Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës . U theksua dhe përkushtimi i ekipit të Presidentit Biden për të ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave të nevojshme për të imunizuar popullatën tonë, e për të përshpejtuar daljen nga pandemia.

- Advertisement -

Presidentja e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen , i konfirmoi Kryeministrit Kurti mbështetjen e vendit tonë nga BE, me furnizimin e kontigjentit prej 95.000 doza të vaksinës kundër Covid -19, që do të arrijnë në Kosovë nga muaji maj deri në gusht. Kjo sasi do të ndihmojë jashtëzakonisht shumë në realizimin e planit të imunizimit të popullatës tonë.

Ndërkohë, kanë marrë rrugë edhe përgatitjet e natyrës administrative që hapin rrugë për sjelljen e vaksinave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kosova tashmë ka një udhëheqje me përkushtimin e duhur për të transformuar politikën e qeverisjen në shërbim të qytetarit. Falenderime SHBA –së dhe BE –së që i qëndrojnë gjithmonë afër nevojave që ka shteti e populli i Kosovës”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit