19.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

“Trimni me vllazni nuk ka” – Don Lush Gjergji tregon si lindi lëvizja për pajtimin e gjaqeve

Rekomandime

Prifti katolik Don Lush Gjergj, ka treguar se si ishte ideuar dhe zbatuar projekti për lëvizjen gjithëkombëtare për pajtimin e gjaqeve, gjatë viteve të ’90-a. Në rrëfimin për Pressing, Gjergji ka treguar se e gjithë ideja rridhte nga studentët që vuanin në burgjet serbe.

Ai ka thënë se studentët e kishin hetuar se sa i dëmshëm ishte fenomeni i gjakmarrjes për popullin shqiptar, prandaj e kishin parë të udhës që të ndërmerrnin diçka.

- Advertisement -

“Pajtimi i gjaqeve ka qenë nevojë e kamotshme, por është aktivizu në vitet e krizës. Ideja ka lindur nga studentët e burgosur në burgjet serbo-sllave. Ata me një intuitë të jashtëzakonshme e kanë parë çfarë që po ndodhte”, ka thënë ai.

Sipas priftit Don Lush Gjergji, studentët për ta konkretizuar idenë e tyre kishin kërkuar ndihmë nga Instituti Albanologjik, që në atë kohë udhëhiqej nga dy profesorët Anton Çetta dhe Zekeria Cana, të cilët edhe e kishin shtyrë përpara lëvizjen që do të merrte hov anembanë Kosovës.

- Advertisement -

“Pse nuk po e bëjmë një katarzë, pastrim shpirtëror, dhe t’i themi vetes tonë, që trimëri në vëllazëri nuk ka. Dhe pse nuk po e bëjmë një lëvizje që do të mirrej me këtë gjë. Ata iu kanë drejtu atëherë institutit albanologjik dhe aty kanë qenë krerët karizmatik të lëvizjes për pajtimin e gjaqeve, profesor Anton Çetta dhe profesor Zekeria Cana”, ka rrëfyer Gjergji.

Më tej ai ka thënë se në lëvizje ishte përfshirë edhe vet ai, pasi që për këtë nismë kishte dëgjuar nga Anton Çetta. “Unë si prift, me bacën Anton dhe me Zeqën jemi njohur edhe më përpara dhe kemi pasur bashkëpunim sa ishte e mundshme, sepse ishte sistem monist. Antoni më tha që kemi kah punojmë rreth këtij projekti. E kam përqafu si ta kisha prind, babën tim përpara, dhe i kam thënë kjo është një punë e mirë, një frymëzim nga Zoti”, ka treguar Gjergji.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit