4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Troç e qartë: Ambasada e Zvicrës sulmon ashpër Vuçiqin për deklaratën mbi Reçakun

Rekomandime

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka reaguar ashpër ndaj gjuhës fyese të presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe kabinetit të tij për masakrën e Reçakut.

- Advertisement -

Vuçiq duke komentuar dënimin që iu dha ish ministrit në Qeverinë Haradinaj II, Ivan Todosijeviq i cili mohonte masakrën e Reçakut dhe fyente viktimat, kishte mbështetur atë mohim duke u shprehur me gjuhë fyese madje edhe për raportuesin e OSBE-së në atë kohë, William Walker.

Kjo ishte dënuar edhe nga Ambasada e ShBA-ve në Kosovë, por të cilët kishin theksuar rëndësinë që të mos kishte dënime selektive në lidhje me këto raste, dhe duke potencuar rëndësinë e lirisë së shprehjes në vendin tonë.

Por, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka lëshuar një reagim shumë më të ashpër në lidhje me rastin.

- Advertisement -

“Pjesë e rëndësishme [e shoqërive post-konfliktuale] është pranimi i viktimave dhe dënimi i krimeve të kryera… Çdo deklaratë mbi ngjarjet e konfliktit duhet të jetë e bazuar në fakte dhe të shfaq respekt për viktimat dhe familjet.” – shkruhet në reagimin e zviceranëve.

Më tej, thuhet se Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Qendra e Ligjit Humanitar në Kosovë mbështesin dënimet e fuqishme dhe unekuivoke të deklaratës së Presidentit Vuçiq që mohonte mizoritë në Reçak.

- Advertisement -

Më poshtë e keni të përkthyer nga Periskopi gjithë deklaratën e shkruar nga Ambasada e Zvicrës:

Reagimi i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe i Qendrës së Ligjit Humanitar të Kosovës për mohimin e mizorive në Reçak

Në shoqëritë post-konfliktuale është fondamentale që të trajtohet e kaluara. Një pjesë e rëndësishme e kësaj është pranimi i viktimave dënimi i krimeve të kryera. Vendosja e fakteve dhe zbulimi i së vërtetës për ngjarjet e së kaluarës janë para-kushte për një pajtim afat-gjatë dhe të kuptimshëm. Çdo deklaratë mbi ngjarjet e konfliktit duhet të bazohet në fakte dhe të shfaq respekt për viktimat dhe familjet e tyre. Revizionizmi dhe mohimi i krimeve të luftës duhet të konfrontohet, veçanërisht kur vjen nga përfaqësues politikë të institucioneve shtetërore.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Qendra e Ligjit Humanitar në Kosovë [HLC Kosovo] mbështesin dënimet e fuqishme dhe unekuivoke të deklaratës së dhënë nga Presidenti Vuçiq që mohonte mizoritë në Reçak. Më 15 janar 1999 në fshatin e Reçakut krime masive u kryen kundër shqiptarëve, shumica prej të cilëve ishin civilë të paarmatosur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit