11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Tronditëse: Kosovarët paguan 250 milionë euro rrymë për serbët, Avokati i Popullit ua fali mbi 200 milionë euro

Rekomandime

Avokati i popullit e ka paditur ZRRE-në lidhur me vendimin për tarifa ndaj serbëve vetëm për periudhën 5 vjecare, pra për vitet 2012- 2017. Është i cuditshëm ky selektim dhe vendosja për t’ia falur serbëve mbi 200 milionë euro.

- Advertisement -

Kosovarët prej viteve 2000-2010 paguan plot 8 për qind të energjisë elektrike si humbje në zonat e banuara nga serbët. Dy vitet tjera ranë në 4 për qind, pasi KEK-u kishte arritur ti fuste në sistem serbët jashtë veriut dhe ata filluan ti paguanin faturat e tyre, shkruan Kosova ime.

Nëse 4 për qind e energjisë elektrke bëjnë 8 milionë euro, atëherë i bie që për mbi 10 vjet është paguar dyfishi, apo 16 milionë euro në vit, duke arritur në shifrën e mbi 165 milionë eurove, pasi është plus gjyma e vitit 1999. Kur kësaj i shtohet edhe shifra e 16 milionë eurove për 2 vjetët e mbetura i bie që janë paguar direkt nga konsumatorët mbi 180 milionë euro. Kur kësaj i shtohet edhe shifra e paguar për 3 vjetët e fundit, pra rreth 30 milionë euro, atëherë shifra arrinë në 210 milionë euro.

Ndërkohë, Avokati i Popullit ka kërkuar që të kthehet vetëm shuma prej 40 milionë eurove gjatë periudhës 2012- 2017. Kjo nënkupton që në total arrin shifra në rreth 250 milionë euro, shkruan Kosova ime.

- Advertisement -

Avokati i Popullit ka qenë shumë selektiv, duke konstatuar që duhet ta kthejnë vetëm energjinë që kanë paguar pas privatizimit. Sipas tij, kur qytetarët e paguanin energjinë elektrike përmes KEK-ut, kjo nuk duhet të kthehet.

Nuk duhet të kthehen sipas tij as paret që paguhen tash e tri vjet nga qytetarët përmes buxhetit të shtetit. Pra, qytetarët paguajnë njëjtë, por avokati bën politikë me paret e kosovarëve të varfër.

- Advertisement -

Përgjatë së hënës, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka marrë nën shqyrtim ankesën e Avokatit të Popullit, duke e cilësuar si të kundërligjshme pagesën e rrymës në very, por vetëm për periudhën 5 vjecare, e jo 21 vjecare.

Gjykata ka obliguar kthimin e 40 milionë eurove si kompensim ndaj qytetarëve të Kosovës, shifër totale kjo e faturuar si shtesë në shpenzimet mujore të energjisë elektrike.

“Anulohet si i kundërligjshëm vendimi i ZRRE-së dhe detyrohet që të ndërmarr veprime që e obligojnë Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) që të bëjë kthimin e shumës së faturuar, respektivisht kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës dhe atë për periudhën kohore nga 06.02.2012 e deri më 20.10.2017, në vlerën prej 40.855.480 milionë euro. Të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi”, u tha në vendimin e Gjykatës.

Në maj të këtij viti, në Kuvendin e Kosovës është miratuar vendimi për ndarjen e 11 milionë eurove si mjet financiar për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike në katër komunat (Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq), të banuara më shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ky vendim ka kaluar me 61 vota për të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sipas KOSTT-it, që nga viti 2017 e deri në fund të vitit të kaluar, 40 milionë euro vlerësohet vlera e energjisë se shpenzuar në zonën veriore të Kosovës./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit