1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Trump e jep edhe një autorizim për ristartimin e dialogut – nëse s’ka sukses Grenell largohet, merr detyra tjera

Rekomandime

Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Hagës kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë që të anulohet takimi i Washingtonit i paraparë të mbahej më 27 qershor. Data për takimin e ri do të caktohet shumë shpejtë, megjithatë pengesat që po shkaktojnë vonesa në rikthimin e palëve në tryezën e negociatave mund të rezultojnë me dorëheqjen e Richard Grenell nga detyra e tij e emisarit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Një gjë të tillë e kishte paralajmëruar Richard Grenell qysh në muajin janar në Beograd, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

- Advertisement -

Ish-ambasadori gjerman në Berlin kishte thënë se nëse Kosova dhe Serbia nuk lëvizin drejt arritjes së një marrëveshje, atëherë SHBA do të tërhiqet.

“Kur flasim rreth asaj nëse është e drejtë apo jo, nuk është për mua ta them. Më takon mua që të sjellë dy palët në tavolinë, dhe është në dorë të palëve për të vendosur. Palët duhet të më thonë mua se çfarë mendojnë dhe çfarë duan. Unë po bëj përpjekje për një të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të tejkaluar atë që të gjithë e shohin si një konflikt . Nëse dy palët nuk lëvizin dhe arrijnë një marrëveshje, në do të tërhiqemi”, ka deklaruar Grenell në janar të këtij viti gjatë vizitës në Beograd.

Të njejtin paralajmërim emisari i Trump e ka dhënë edhe në një video-bisedë që ka pasur me komunitetin shqiptar në SHBA. Pjesëmarrësit në bisedë me Grenellin kanë ndarë pjesë nga diskutimi.

- Advertisement -

“Ambasadori Grenell ka njoftuar pjesëmarrësit në bisedë se ai ishte takuar me presidentin Trump dhe e kishte njoftuar atë për anulimin e dialogut që ishte planifikuar për 27 qershor. Presidenti e ka autorizuar Grenellin edhe një herë që të përpiqet nëse mund ta rindez procesin, përndryshe ai ka të ngjarë që të ri-caktohet në detyra të tjera”, ka thënë Martin Vulaj, i cili ka qenë pjesë e bashkëbisedimit.

- Advertisement -

Gjithashtu ai ka thënë se Grenell ka thënë se Grenell ka treguar se ekziston një urgjencë dhe nevojë që kosovarët të riorganizohen dhe të shprehin qëllimin e tyre të qartë me një kërkesë për ricaktimin e një datë tjetër për dialogun.

Emisari i Trump në mënyrë të vazhdueshme ka insistuar se takimi në Washington do të jetë i karakterit ekonomik dhe se me çështjet politike, apo atë që e ka cilësuar si fazë të dytë, do të merret Bashkimi Evropian.

Pas anulimit të takimit të 27 qershorit, kryeministri Hoti është kthyer në Kosovë dhe ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të caktohet data e re e takimit në Washington.

Hoti ka bërë të qartë se atje do të udhëtojë meqë Kushtetuta ia garanton drejtimin e procesit të dialogut.

Derisa shumë shpejtë pritet që të caktohet edhe data e Samitit të Parisit që do të organizohet nga Merkel dhe Macron.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit