9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Grabitje e armatosur në një market në Prishtinë, terrorizohen punëtorët

Rekomandime

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte rreth orës 21:15, në market “KAM”, rrugës për në Matiqan të Prishtinës.

Mësohet se grabitësit kanë ikur në drejtim të Matiqanit, kurse punëtorët e marketit janë terrorlzuar.

- Advertisement -

Lajmi e ka konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Ai ka thënë se dyshohet se grabitja ka ndodhur nga tre persona.

“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona.” tha Borovci.

- Advertisement -

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit