1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Trump: E ndalëm konfliktin 400-vjeçar Kosovë – Serbi, tani përqafohen dhe puthen

Rekomandime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka vazhduar tubimet zgjedhore para zgjedhjeve presidenciale. Mbrëmjen e kaluar, ai ishte në Nebraska dhe gjatë fjalimit nuk harroi që përsëri të mburrej me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington në shtator mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se i kanë ndaluar 400 vjet vrasje mes tyre.

A e dini se jam nominuar për tri Çmime Nobel për Paqe, a mund ta besoni këtë? A mund ta besoni këtë”, tha ai para përkrahësve, para se ata të shpërthenin në brohoritje.

- Advertisement -

…dhe për rajone të ndryshme, si mes Kosovës dhe Serbisë, jemi duke bërë marrëveshje, e dini, marrëveshje tregtare. Unë thashë: Pritni një minutë, a nuk e luftojnë ato njëra-tjetrën gjithmonë? Po. Për shumë dekada. Si e dite? Unë thashë: E di, ata e luftojnë njëri-tjetrin tërë kohën”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Më pas, ai tha: “Tregojuni se ne nuk do të bëjmë kurrfarë biznesi me ta – ata e duan biznesin tonë, apo jo – nuk do të bëjmë kurrfarë biznesi pa bërë marrëveshje që ata të ndalen së vrari njëri-tjetrin dhe e dini çka? Zgjati rreth 20 minuta”, tha presidenti amerikan.

- Advertisement -

Ata kanë luftuar për 40 vjet.

Unë mendoj se ata kanë luftuar për 400 vjet, a doni ta dini, por ata kanë qenë duke luftuar për një kohë të gjatë.

- Advertisement -

Ata duan të bëjnë një marrëveshje.

Krejt papritmas, dy muaj më parë, ata ishin në Zyrën Ovale, duke u përqafuar e duke u puthur, ishte e lehtë”, deklaroi në fund Trumpi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit