Donald Trumpi vazhdon të jetë aktiv më postime në rrjetet sociale. Presidenti në largim i SHBA-së këtë herë ka akuzuar agjencitë shtetërore që nuk zbuluan vaksinën ndaj koronavirusit më herët, por menjëherë pas zgjedhjeve.
“Ata nuk guxonin të bënin më herët, sepse nuk donin që unë të fitoja. E fshehën vaksinën për arsye politike”, ka thënë presidenti.
Trumpi ka akuzuar edhe mediat duke thënë se parashikimi i rezultateve të zgjedhjeve ishte aq i keq sa që në të vërtetë sipas tij ishte edhe ndërhyrje në zgjedhje./Indeksonline/