6.6 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Policia barrikadon objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë

Rekomandime

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dhënë detaje për aksionin “Brezovica”, që është duke e zhvilluar në Shtërpcë.

Në njoftim bëhet e ditur se është bastisur objekti i Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë.

- Advertisement -

Aksioni është duke u zhvilluar nën dyshimin për veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Krime të Rënda në Prishtinë, është duke vazhduar aksioni “Brezovica ” përkatësisht, urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë, për shkak të dyshimit të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit”, thuhet në komiunikatë.

Në këtë aksion më 3 mars janë prangosur shtatë persona të dyshuar për këtë rast, tre ish- zyrtarë të Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër persona, pronarë të kompanive private.

- Advertisement -

Ndërkaq, në aksionin e parë të njohur si “Brezovica”, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ishin arrestuar 10 persona në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit